Ora News – Durrës, Institucionet që nuk kanë pajisje kundra zjarrit do të ndëshkohen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inspektorët e repartit zjarrfikës në Durrës kanë ndërmarrë një aksion gjeneral në të gjithë institucionet shteterore sidomos institucionet arsimore për verifikimin nëse janë apo jo të pajisura me infrastrukturën kundra zjarrit.
Sipas inspektorit Fatmir Tarja, grupi i punës i përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme po verifikojnë prej disa ditësh të gjitha institucionet shtetërore por edhe ato private dhe është evidentuar se një pjesë e mirë e tyre nuk e kanë infrastrukturën e nevojshme dhe nuk janë të pajisura me mjetet kundra zjarrit.
Tarja shprehet se këto institucione janë paralajmëruar me dokumentacione përkatëse dhe nëse rezultojnë se në kontrollin e dytë nuk kanë marrë masa do të aplikohen masa ndërshkuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/institucionet-qe-nuk-kane-pajisje-kundra-zjarrit-do-te-ndeshkohen/

Recommended