Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Turqia është shprehur e zhgënjyer me gjyqësorin shqiptar vetëm një ditë pasi Gjykata e Durrësit vendosi të lironte shtetasin Mohamed Jasir Aigdoguz, i cili akuzohet për terrorizëm nga drejtësia turke. Në një reagim ekskluziv për Ora News, zyrtarët e Ambasadës nënvizojnë se verdikti i dhënë ishte skandaloz dhe se ky është një shembull mjaft negativ për luftën kundër terrorizmit. Aidognuz akuzohet nga Ankaraja si pjesë e grupimit FETO që cilësohet si përgjegjës për organizimin e grushtit të dështuar të shtetit.
Ambasada e Turqisë e ka cilësuar skandaloz vendimin e Gjykatës së Durrësit e cila vendosi hetimin në gjendje të lirë për shtetasin turk, Mohamed Jasir Aidognuz, i cili u akuzohet nga Ankaraja për pjesëmarrje në organizata terroriste.
Në një reagim ekskluziv për RTV Ora News, zyrtarët e Ambasadës nënvizojnë se gjyqësorit shqiptar i është vënë në dispozicion i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për të mbajtur Aidognuz nën masën e arrestit me burg për një afat 40 ditor, bazuar mbi Konventën Europiane të Ekstradimit.
Megjithatë, përmes vendimit të dhënë më datë 13 Tetor, gjykata e refuzoi kërkesën e ekstradimit përmes një verdikti skandaloz.
Selia diplomatike e Turqisë vlerëson se ky nuk është një shembull pozitiv i luftës kundër terrorizmit.
Ata theksojnë se Aidognuz dhe avokati i tij u munduan që ta politizojnë çështjen, duke vendosur në grackë gjykatësin.
Tashmë sipas Ambasadës, një terrorist po lëviz i lirshëm me një pasaportë të falsifikuar duke përbërë rrezik edhe për sigurinë e vendit tonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/turqia-e-zhenjyer-me-shqiperine-skandaloze-nje-terrorist-ne-liri/

Category

📺
TV

Recommended