Ora News - Gjiknuri: Njerëzit e shohin OSHEE-në si një lopë për ta mjelë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbledhjen e qeverisë që u mbajt paraditen e sotme, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës u shpreh se qytetar?t e shohin OSHEE-në si një institucion prej të cilit duan vetëm të përfitojnë.
?Nganjëherë fatkeqësisht jam ndodhur përpara kërkesave absurde. Sa herë i pyesja qytetarët në Vlorë se ku dëshironin të punonin pjesa më e madhe e tyre më thonin duam drejtor OSHEE-je.
Dhe kjo mua më dhimbte, kuptohet më pëlqen fakti se shumë njerëz duan të punojnë tek OSHEE-ja por tregonte edhe anën tjetër që më shumë e shikonin si një lopë për ta mjelë sesa si një shërbim jetik për qytetarët.
Prandaj kemi marrë një vendim që të zgjedhim njerëzit profesionistë për të administuar këtë sistem kaq jetik për qytetarët shqiptarë?, tha Gjiknuri.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/gjiknuri-njerezit-e-shohin-oshee-ne-si-nje-lope-per-ta-mjele/

Recommended