Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN, Intervista me Lorik Canen
Intervista e plotë: http://tvklan.al/opinion-basha-dhe-kryemadhi-per-parlamentin-vrasja-ne-lushnje-lorik-cana/
Në një intervistë për emisioni ?Opinion? ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka rrëfyer për eksperiencën e tij në fushën e blertë për gjithë këto vite. Cana ka veçuar mes të gjithave momentet e vështira në lojë kundër Serbisë, momentet e lumtura, raportet me lojtarët e trajnerët e skuadrave të ndryshme ku ai ka luajtur. Po ashtu Cana ka treguar trajnerin që ka patur raporte më të mira në gjithë këto vite e deri tek raportet me bashkëshorten dhe djalin, një rrëfim ne ?Opinion? të cilin Cana e jep pas lamtumirës me kombëtaren Cana tregon edhe për të ardhmen e tij.
Intervista ne Opinion
Fevziu: Lorik, si ndihesh sot? Zyrtarisht je divorcuar me fushën e blertë, flas me fushën e blertë si futbollist, sepse karriera mund të vazhdojë më tej. Si ndihesh?
Cana: Në fakt ndihem shumë mirë, në fakt shumë njerëz edhe para edhe pas ceremonisë më pyetën çfarë ndjenje ke.
Fevziu: A ishte ceremonia ajo që realisht kishe menduar për largimin tënd?
Cana: E kisha menduar ndryshe. Qoftë unë, qoftë edhe me federatën apo shokët e mi.
Fevziu: Çfarë domethënë e kisha menduar ndryshe? Si e ke menduar ndryshe?
Cana: Në protokoll, më e mira dhe dëshira është që ta lesh duke luajtur. Unë e kisha menduar gjatë vitit, pas Europianit, nëse është i mundur realizimi i një ndeshjeje miqësore me një kundërshtar të mirë, dhe të marrësh pjesë disa minuta, dhe ta lesh duke luajtur, do kishte qenë mënyra më e mirë. Por kjo për vetë faktit të programit, kundërshtarët, janë vështirësi logjistike dhe mandej, filloj dhe arriti në një afat i cili mori një far lloj përshëndetjeje, zyrtare nuk kishte më kuptim të bëhej më vonë. Kështu e vendosëm me federatën që ta bënim me Italinë.
Fevziu: Kishte ndonjë simbolikë zgjedhja e ndeshjes me Italinë?
Cana: Ishte thjeshtë ndeshja e fundit e edicionit këtu, një kundërshtar kampion bote 4 herë, një vend ku kam luajtur disa vite, bashkëshortja ime është italiane, shumë tifozë, kështu që ose e bëja me Italinë, ose nuk e bëja fare.
Fevziu: Çfarë emocioni ndjen një futbollist i cili ka ndenjur në fushën e blertë më shumë se 15 vjet, dhe befas kur zbret për lamtumirën e fundit ndjen gjithë stadiumin që çohet në këmbë dhe brohoret emrin e tij?
Cana: Në fakt unë kisha një vit e gjysmë që po përgatitesha për ta lënë. Jo se e kisha menduar që do e lija kaq herët, por u vura para faktit, para një realiteti të gjendjes time të shëndetit të cilën unë e dija që pas Europianit do e mbyllja. Dhe 15 muaj kaluan që unë në kokën time e dija. Mua çfarë më bëri me emocione? Kur dola me djalin. Djali sapo i ka mbushur dy vjeç, nuk e kisha marrë asnjëherë në stadium, por ai më bëri mua me shumë emocione.
Be the first to comment