Opinion - Vrasja qe tronditi Lushnjen! (12 tetor 2017)

  • 6 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Mark Marku, Artan Hoxha, Lorenc Vangjeli, Mustafa Nano, Ferdinand Dervishi

Ngjarja që tronditi një ditë më parë qytetin e Lushnjes, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosen dy të tjerë është vetëm fillimi i një masakre që do të ketë pasoja të rënda.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha, sonte në studion e emisionit ?Opinion?, ndërsa theksoi se kjo situatë do të vazhdojë me arsyen se asnjë nga personat e vrarë nuk ishin pjesë e objektivit të atentatit.

Hoxha: Për fat të keq është vetëm fillimi i një masakre. Në Lushnjë sapo kanë filluar. Autorët e kësaj ngjarje nuk kanë pasur asnjë qëlluar objektiv të rëndësishëm. Si ka mundësi që Orges Bilbili është dënuar me 11 vjet burg dhe ishte i lirë?

Laert Haxhiu është kapur para dy vitesh duke trafikuar një sasi heroine. Kur e kapi policia tha që isha sepse mendova se ishin ata të Aldo Bares dhe ika.

Janë gjetur tre kallashnikov në makinë. Kemi tre autorë me kallashnikov. Ky është vetëm fillimi i një masakre të vërtetë që sapo nis në Lushnje. Unë po mendohem që të bëj apel.

Recommended