Skandali i ndërtimeve në Parkun arkeologjik të Butrintit ka qenë tema e debatit në emisionin Repolitix të gazetarit Denis Minga. Repolitix ka siguruar ekskluzivisht raportin e Prokurorisë për atë që po ndodh në brendësi të qytetit antik, pas pezullimit të punimeve nga policia në datën 2 tetor. Edhe pse policia ka urdhëruar ndalimin e punimeve në zonën historike, ky urdhër është injoruar dhe punimet kanë rinisur. Raporti zbulon faktin se Ministria e Kulturës ka firmosur një kontratë bashkëpunimi me dy firmat private Agi-Kons sh.p.k dhe Hako sh.p.k që nga data 10 prill 2017 me urdhër nr. 165 për "Restaurimet e monumenteve në zonën e Butrintit". Janë të njëjtat firma të impenjuara edhe në rikonstruktimin e qendrës multifunksionale mbi të cilën shpërtheu skandali, punimet e të cilës u autorizuan nga Instituti Arkeologjik dhe nga Instituti i Monumenteve vetëm në maj 2017, pra një muaj më pas nga kontrata me dy kompanitë.
Kompanja Hako shpk njihet ne tregun shqiptar per prodhimin e sallamit.