Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Debate në komision pati edhe për pengimin e gazetarit të Report Tv që të futej në Parkun e Butrintit. Kumbaro tha se për filmimin e pasurive kulturore duhet leje, ndërsa Vokshi i kujtoi ministres se gazetari nuk ka pasur kamera me vete. Ajo i kërkoi ministres t?i kërkojë ndjesë publike gazetarit dhe Report Tv për censurën e ushtruar dhe shkeljen e ligjit për të drejtën e informimit. "Nuk lejuat gazetarin e Report Tv të futej në parkun e Butrintit. Kjo është censurë dhe shkelje e të drejtës për informim. Gazetari nuk ka pasur kamera. Sot ju duhet t?i kërkonit ndjesë gazetarit dhe medias", iu drejtua Vokshi, Kumbaros. Edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se Kumbaro nuk pengoi një gazetar, por një turist duke i mohuar të drejtën për të parë atë që po ndodh brenda qytetit antik.

Raportimi i Kumbaros te Media
Albana Vokshi: Kumbaro s?na ka sjellë komunikimin me UNESCO-n. Ndërprisni tani punimet dhe vijojmë dëgjesën për atë që po ndodh në Butrint.

Luçiano Boçi: Ndërprisni menjëherë punimet dhe seancën dëgjimore e zhvillojmë edhe në një mbledhje tjetër, kur ju të jeni gati.

Alket Hyseni: Kjo është një çështje sensitive, prek interesin e qytetarëve.

Vokshi-Kumaros: Nuk lejuat gazetarin e Report Tv të futej në parkun e Butrintit. Kjo është censurë dhe shkelje e të drejtës për informim. Është një rast i paprecedentë.

Mirela Kumbaro: Ka pasur një incident me gazetarin e Report Tv. Për filmimin dhe fotografimin e pasurive kulturore kudo që ato ndodhen, ka një ligj që detyron marrjen e lejes nga autoriteti që e administron. Ne kemi dhënë pafund leje nga BBC, CNN e deri te më të vegjlit.

Albana Vokshi: Gazetari nuk ka pasur kamera. Sot ju duhet t?i kërkonit ndjesë gazetarit dhe medias. Kush është ai personi që me urdhër nga lart pegon një qytetar të hyjë në parkun kombëtar?

Luçiano Boçi: Thatë që objekti për të cilin ne debatojmë është një ngrehinë, jo objekt i trashëgimisë kulturore. Për objektet e arkeologjisë nuk më lejohet as ta publikoj dhe as ta fotografoj, por ama nëse unë fotografoj atë rrënojën, atëherë unë s'kam ndalesë ligjore, s'kam shkelur ligjin dhe jam në rregull. Ai s'ka hyrë si gazetar, por si turist. Dhe ju e keni penguar.

Category

📺
TV

Recommended