Ora News – Atentat në Lushnje, 2 të vrarë e 2 të plagosur, një nga viktimat i aferm i Aldo Bares

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy të rinj u ekzekutuan me armë zjarri në një atentat mafioz në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen "Loni Dhamo", në vendin e quajtur "Ura e Përroit" në shëtitoren e qytetit, një zonë kjo mjaft e populluar.

Viktimat janë identifikuar si shtetasit Zamir Latifi rreth 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur dhe shtetasi Mario Xhepexhiu 26 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", i cili ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes. Ai është transportuar në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar. 

Nga ngjarja, sipas policisë, ka mbetur gjithashtu i dëmtuar lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në drejtim të viktimave dhe më pas janë larguar nga vendngjarja

Forca të policisë kanë rrethuar zonën dhe po punohet për indentifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mësohet se policia ka gjetur një mjet të djegur në aksin rugor Lushnje-Berat që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes.

Policia sqaron se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/atentat-me-arme-ne-lushnje-ekzekutohen-dy-persona-nje-plagoset/

Recommended