Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot burg për jetë për David Qosaj i cili në 2 shtator të 2016 vrau efektivin e FNSH, Ardian Kodra. FNSH kishte ndërmarrë një operacion për arrestimin e tij pasi banorët njoftuan se Qosja po terrorizonte fshatin e tij në Torovicë të Lezhës duke qëlluar me automatik në ajër. 30 vjeçari nisi të qëllojë me armë nga banesa e tij dhe u dorezua pas 5 orë lufte. Sipas prokurorisë Daviq Qosaj rrezikoi dhe jetën e 2 efektivëve të tjerë. Në janar të 2017 nisi gjykimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Efektivi Ardian Kodra u shpall ?Dëshmor i Atdheut?. Seanca e radhës është caktuar më 23 tetor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kerkohet-burg-per-jete-per-david-qosen-vrau-efektivin-e-fnsh/