Komisioni Europian inspektoi nga afër mënyrën se si janë përdorur fondet e BE për Apoloninë Antike. Drejtori i Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerimin pranë Komisionit Evropian, Christian Danielsson, ishte vetë i pranishëm në vendbanimin antik së bashku me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Danielson u shpreh i mrekulluar nga qyteti që sipas tij tregon lidhjen e hershme dhe të fortë mes Shqipërisë e Evropës. Christian Danielsson: ?Jam krenar që jam pjesë e atij institucioni që ka marrë pjesë në restaurimin e Sajtit Arkeologjik! Kur qëndron këtu e kupton se nuk je thjesht para një sajti arkologjik sepse kuptohet lidhja e fortë e historisë mes Evropës dhe Shqipërisë. Këtu kuptohet sa e pasur është Shqipëria, veçanërisht për të rinjtë që të kuptojnë pasuritë e vendit të tyre. Duke qenë pjesë e një institucioni që përfaqëson Bashkimin Europian, kuptohet që Apolonia është e rëndësishme edhe për ne.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/fondet-per-trashegimine-danielsson-inspektime-ne-parkun-e-apolonise/