Ora News - Durrës - Ndalohet dhe më pas lirohet ish-deputeti socialist, Eduard Ndocaj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj është ndaluar nga policia në Durrës dhe më pas është lënë sërish i lirë. Shoqërimi i tij është bërë dje (09.10.2017) teksa po kalonte kufirin në Durrës drejt Italisë.
Kaubojsi ishte shpallur në kërkim nga Sektori i Krimit Ekonomik të Policisë së Lezhës, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka vjedhur një shtetasi italian në Itali, shumën prej 50 mijë ? duke i premtuar një tender për shtrimin e një gazsjellësi në Shqipëri.
?Një shtetas italian ka kallëzuar se kaubojsi, kur ka qenë deputet, ka takuar një italian në Milano dhe i ka premtuar që do ta ndihmojë për të fituar tenderin për shtrimin e tubave të TAP. Për këtë gjë, sipas kallëzimit, kaubojsi ka kërkuar 50 mijë euro, të cilat italiani thotë që ia ka dhënë 2 herë nga 25 mijë euro. Por, duke qenë se nuk është bërë fare një tender i tillë, italiani ndihet i mashtruar dhe ka bërë kallëzim? bëjnë me dije burime nga policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndalohet-dhe-me-pas-lirohet-ish-deputeti-socialist-eduard-ndocaj/

Recommended