Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bullgarët që jetojnë në vendin tonë tashme do të njihen si pakicë kombëtare. Komisioni i Ligjeve e përfshiu këtë minoritet në listën e pakicave kombëtare, duke e çuar numrin total të tyre në 9.
Anëtarët u përplasën në diskutime sa i përket mekanizmit të përdorur për identifikimin e pakicave, ku sipas relatorit të prokjetligjit Bledi Çuçi ky proces është bazuar te vetëdeklarimi dhe censusest e realizuara ndër vite.
Strazimiri: Mos ndoshta rrezikojmë që të dalim me Prespën, Gollobordën dhe Gorën me 24 mijë e 212 persona që jetojnë në fshatra dhe janë pakicë maqedonase dhe njëkohësisht kemi 24 mijë e 212 persona ekzakt e njëjta shifër që janë pakicë bullgare.
?Nga të dhënat që disponohen nga censuset në Republikën e Shqipërisë nuk kemi asnjë të dhënë për pakicë bullgare?.
Debati nuk mungoi as sa i përket nenit 14 të ligjit që parashikon përdorimin e gjuhës së pakicës kombëtare, krahas asaj shqipe në adminsitartë, në bashkitë ku ata banojë tradicionalisht ose përbëjnë 20% të banorëve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bullgaret-pakica-e-nente-ne-shqiperi/

Category

📺
TV
Comments

Recommended