Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Fshesa ndaj parazitëve, grabitqarëve dhe listave partiake në zyrat e shtetit shqiptar është shpallur prioritet kryesor nga qeveria ?Rama 2?, për 100 ditët e para të mandatit. Ristrukturimi i thellës i të gjitha degëve të qeverisjes pritet të prodhojë valën e parë të largimeve. Përpos shkrirjes së 8 ministrive të rëndësishme, dhjetëra drejtori nuk do të ekzistojnë më ose do t?u bashkëngjiten drejtorive të tjera, tashmë me një numër të reduktuar punonjësish. Për shkak të shkrirjes së Ministrisë së Integrimit, pesë drejtori në varësi të kësaj ministrie, nuk ekzistojnë më. Edhe vetë ministria, e cila është shndërruar në një drejtori, ende nuk figuron në varësi të Ministrisë së Jashtme.

Në riorganizimin e ri të degëve të qeverisjes, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit nuk figuron më në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe as në varësi të një dikasteri tjetër. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, nuk figuron më në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo drejtori është bashkuar me emergjencat civile. Gjithashtu, do të reduktohen drejtoritë e Shërbimit Social Shëndetësor.

Category

📺
TV

Recommended