Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aksi rrugor Tiranë-Shkozet është pastruar nga tabelat dhe subjektet që janë vendosur në kundërshtim me ligjin duke u kthyer në këtë mënyrë në rrezik për aksidente.Në pesë ditët e para është ndërhyrë në nyjen e Shkozetit ku janë prishur tre ndërtime të lehta,40 tabela si dhe disa rrethime që preknin hapësirat e rrugës.
Hiqen tabelat dhe subjektet pranë aksit rrugor kombëtar Tiranë-Shkozet të cilat ishin kthyer në burime aksidentesh pasi ishin të vendosura në distancë të ndaluar nga rruga.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe Policia e Shtetit kanë ndërhyrë në nyjen e Shkozetit ku janë prishur tre ndërtime të lehta, disa rrethime që preknin hapësirat e rrugës.
Janë larguar bizneset e fidanishteve që ishin vendosur në nyjen e mbikalimit ashtu sikurse edhe disa automjete të vjetra e të braktisura. Gjithashtu në këtë aks, ARRSH dhe IKMT kanë kryer heqjen e mbi 40 tabelave, një kabine elektrike dhe mjeteve reklamuese.
Në krahun lindor të Bypass-it të Shkozetit janë hequr mbi 30 tabela informuese dhe janë zhvendosur gomat e vendosura për reklamim nga disa biznese anë rrugës. Po në drejtim të mbikalimit të Shkozetit janë disiplinuar hapësirat e përdorura nga tre gomisteri dhe po vazhdon puna për pastrimin e aksit nga tabelat e tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pastrohen-rruget-hiqen-40-tabela-ne-aksin-tirane-shkozet/

Category

📺
TV

Recommended