Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vodafone Group po prezanton, në 36 shtetet ku operon, strategjinë e re të pozicionimit të markës dhe sloganit të saj. Ky është ndryshimi më i madh që prej prezantimit të sloganit ?Power to you?, në 2009-ën. Strategjia e re e markës Vodafone fokusohet në optimizmin për të ardhmen. Slogan i ri dhe logo e re.
Përfaqësuesit e Vodafone zhvilluan edhe një takim në Londër, ku në fokus ishte prezantimi i brandit të ri.
Në përfundim të këtij takimi që rezultoi pozitiv, Ora News zhvilloi një intervistë ekskluzive me skype me Drejtoren per Brandin dhe Median ne Vodafone Group, Sarah Martins De Oliveira.
Besmira Pelushaj: Ju keni lançuar një brend të ri pas shumë kohësh. Çfarë ka ndryshuar specifikisht dhe cili është qëllimi i këtij ndryshimi?
Sarah Martins De Oliveira: Ky brend vjen në momentin e duhur si nga prespektiva e bizneseve ashtu dhe e konsumatorëve. Nga ana e biznesit ka pasur ndikim sepse po ti referohemi edhe zhvillimeve të tregut, një dekadë më parë kur kemi prezantuar ?Power to you?, sot po flasim për rrjetin e gjeneratës së re. Jo vetëm për rrjet telekomunikacioni. Sot flasim për epokën dixhitale, pra nga pikëpamja e biznesit është koha perfekte por edhe sepse konsumatorët kërkojnë gjithnjë e më shumë kushte optimale, kjo e faktuar dhe në studimet e bëra. Ata janë kaq të entuziazmuar për atë se çfarë dpo të sjellë teknologjia e re në jetën e tyre dhe si mund ta bëjnë jetën e tyre më të mirë. Parë në këto dy këndvështrime, dallohet qartë se është koha perfekte. Përveç strategjisë së brendit të ri vimë me një premtim për konsumatorët duke i ftuar të përfshihen në teknologjinë e re dhe të jenë partnerë të Vodafone. Në gjithë këtë nismë ata do të vlerësojnë lehtësinë që u sjell iniciativa e re e Vodafone prandaj ky partneritet është shumë i rëndësishëm. Gjithashtu kemi një ndryshim të sloganit ?The future is exciting. Ready?? ?E ardhmja është emocionuese. Jeni gati??. Dhe në pyetjen ?Jeni gati?? ne ju bëjmë ftesë për tu bërë pjesë e Vodafone. Dhe pjesa e fundit që do të prezantojmë është edhe një identitet i ri vizual, i cili sjell edhe risi të imazhit akoma më shumë dominues.
Besmira Pelushaj: Cili është mesazhi që ju doni tu përcillni konsumatorëve përmes sloganit ?E ardhmja është emocionuese. Jeni gati?? Si do të ndikojë koncepti i ri në shërbimet dhe produktet e Vodafone?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/the-future-is-exciting-ready-vodafone-vjen-me-logo-dhe-slogan-te-ri/

Category

📺
TV
Comments

Recommended