E një libër që të magjeps dhe të mbërthen pas tij që në rreshtat e parë, Gruaja e togerit frëng nga John Fowles vjen në shqip nën siglën e botimeve Pegi. Një histori dashurie mes Charles Simpthon, i cili gëzon një pozitë shoqërore për tu patur zili dhe Sara Udraf, e dënuar nga opinioni publik. Një roman në lojë ku ndërthuren romantizmi anglez me ironinë dhe sarkazmën. ?Çfarë ndodh mes këtyre të dyve është e paparashikueshme sepse autori vetë ndërhyn herë pas here në rrugëtimin që i jep personazheve dhe i trajton si zhongler i vërtetë. Rrëfehet një histori romantike, praktikisht duhet të ishte romantike me gjithë ato ndërhyrjet e fatit që të sjell ndërmend komeditë e Shekspirit nga njëra anë, por edhe ato dramat angleze me atë humorin e hollë.? Ngjarjet marrin jetë nga shekulli 19, por mesazhet i qëndrojnë ende kohës e sidomos realitetit tonë. ?Çfarë do të doja unë të perceptohej nga lexuesi ose celësi i leximit do të ishte zbulimi i vetvetes nëpërmjet humorit dhe ironisë.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/gruaja-e-togerit-freng-botimet-pegi-sjellin-vepren-angleze/
Be the first to comment