Pas skandalit të transmetuar në emsionin investigativ Stop në Tv Klan, me shperndarjen e pensioneve nga Posta Shqiptare, ky institucion ka urdhëruar një auditim të procedurave dhe mënyrës se si ndahen pensionet në të gjitha filialet e saj.
Kreu i Postës, Vangjush Andoni, tha se verfikimet janë duke ndodhur edhe në degën e denoncuar nga emisioni Stop, atë të komunës Pirg në Korçë, dhe janë marrë masa për të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë skemë.
Drejtori i Postës thotë se do të merren masa për të gjithë punonjësit të cilët dëmtojnë imazhin e saj.
Emisioni investigativ Stop denoncoi mënyrën se si punonjësit e postës merrin 100 lekë të reja çdo muaj për cdo pension që duhet ta çojnë në shtëpitë e pensionistëve të fshatit Pirg edhe pse nuk e kryenin këtë detyrë.