Policia jep detaje mbi operacionin e arrestimit te Enea Bekteshit, i cili dyshohet se eshte drejtuesi i audit qe perplasi makinen e policise, ku ndodhej dhe nendrejtori te policise,Gjergj Oshafi. Ngjarja ndodhi me 29 shtator 2017 ne lagjen ?Dyli Haxhire? prane tregut Agro-ushqimor. FNSH nga Tirana drejt Elbasanit Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, me Forcat e Posaçme Operacionale dhe me efektivat e Komisariatit të Policisë Cërrik, pas një një pune intensive dhe të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e 31 vjeçarit banues në Elbasan. Akuza ?Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 29.09.2017, ka lëshuar urdhër ndalimi pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit tip ?Audi? me targa AA 795 EP i dyshuar i blinduar që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA më datë 18.09.2017 në Lagjen ?Dyli Haxhire? pranë tregut Agro ? Ushqimor. Pasi ka goditur mjetin e policisë mjeti tip ?Audi? i dyshuar i blinduar është futur në ambientet e brëndshme të tregut Agro ? Ushqimor.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-anetari-i-nje-bande-ne-cerrik/