Kryeministri u ka kthyer përgjigje akuzave nga opozita për lidhje e pushtetit me bandat. Rama u shpreh se mosha dhe strukturimi i tyre tregojnë se nuk janë formuar këto 4 vite, madje sipas tij, kanë lidhje me opozitarët e sotëm.
?Falenderoj ambasadorin Lu që u bashkua me mua. Shumë mirë që e tha edhe ambasadori amerikan, ne po punojmë intensivisht. Ndodhi në Elbasan një ngjarje që mori goxha jehonë mediatike, e cila shërbeu si katalizator për të rritur intensitetin e propagandës mbi këtë çështje. Por iu siguroj që çështja e Elbasanit është në ndjekje të vazhdueshme. Ne si qeveri, nuk jemi as opozita dhe as analistët, ata gojën kanë, me gojën punojnë dhe përmes gojës ushqehen. Ne jemi për të dhenë llogari për rezultatet.
Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për atë cështje, do të shiheni një zinxhir veprimesh për të goditur organizatat dhe elementët kriminalë dhe të inkriminuarit brenda policisë së shtetit. Sepse në zona ku veprojnë këto lloj forcash ka inkriminim të policisë së shtetit. Nuk ka ndodhur sot, se këta nuk kanë lindur këto 4 vite. Më rezulton se mosha e tyre është e pjekur dhe karriera e tyre është e konsoliduar dhe janë figura me lidhje të njohura me opozitarët e sotëm, nëse duam të bëjmë politikë, por ky nuk është qëllimi ynë.
Be the first to comment