Report TV - Zjarr në garazh, pallati në flakë në Vlorë, evakuohen banorët

  • 6 years ago
LORE-Një garazh në një pallat 10-katësh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme duke djegur disa makina.

Garazhi ndodhet pranë ish-godinës së SHIK-ut, ndërsa ende nuk dihen shkaqet, që kanë sjellë zjarrin.

Policia ka evakuuar banorët e pallatit, ndërsa është ndërprerë energjia elektrike nga OSHEE pwr arsye sigurie.

Në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin në garazhin e pallatit 10-katësh që vijon prej orësh 19:00 janë 4 makina zjarrfikëse.

Category

📺
TV

Recommended