Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Në vend të një konference për shtyp, Angjelin Preljocaj, zgjodhi të bëjë një bashkëbisedim me gazetarët për premierën e tij botërore, në një nga platetë e Pallatit të Kongreseve, teksa pas shpinës së tij francezet e ?Preljocaj Balet?, kompanisë së krijuar nga ai dhe e njohur ndërkombëtarisht po ngrinin skenografinë. Nën shoqërinë e dy balerinëve të trupës së tij, njëri prej të cilëve, Redi Shtylla, shqiptar në gjak si ai, Angjelin Preljocaj, zbuloi detaje nga krijimi i tij më i fundit koreografik, që deri dje ishte mbajtur sekret.

?Jam shumë i prekur, që krijimin tim të ri, të cilin vetëm një javë më parë balerinët e interpretuan në pavionin, ku unë krijoj çdo ditë, vjen në Tiranë. Titulli, mund të them se është një lojë fjalësh, një ?natyrë mort? por që brenda saj zhvillohet edhe jeta?

Ideja që Angjelin Preljocaj zhvillon në balet është: ?Të tregoje se sa i vogël është njeriu, sa e vogël është jeta tij brenda asaj të madhes, të universit. Baleti flet për kohën që lemë pas, për pasionin, jetën, vdekjen, por edhe për kotësinë, një nga karakteristikat e njeriut post-modern?

Premiera botërore do të prihet nga ?Trait d?union?, një dyshe mashkullore që në Tiranë kërcehet edhe ajo për herë të parë në mbrëmjen e katër Tetorit në Pallatin e Kongreseve.

Tv Klan

Category

📺
TV
Comments

Recommended