Nëse qeveria nuk ju përgjigjet, keni të drejtë ta rrëzoni - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mesazhi i ambasadorit amerikan ne Tirane Donald Lu per te rinjtë shqiptare është i thjeshte, nëse qeveria nuk ju pëlqen ju mund ta rrezoni atë. Diplomati amerikan ka nisur nga Rrësheni nje tur takimesh me te rinjtë para te cilëve ka theksuar se duhet qe qytetaret te kërkojnë standarde me te larta nga klasa politike ne pushtet. ?Ju kërkoni punë si në Gjermani. Ju prisni ligje kundër korrupsionit si ato që ka Britania e Madhe. Dhe ju këmbëngulni në liritë e njeriut ashtu si janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju jetoni në një demokraci. Nëse ju kërkoni, qeveria juaj duhet të përgjigjet. Ose ju do ta rrëzoni atë.?. Kete mesazh diplomati amerikan e ka ilustruar me nje shembull, duke artikuluar edhe kritiken e pare per qeverinë Rama 2. ?Në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshi edhe opozitën kërkuan libra falas për nxënësit. Ky është një vend i vogël. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë para për të blerë libra për nxënësit. Dhe kur qeveria u thotë se nuk mund t?i përballojë, ju duhet të pyesni se më çfarë parash ata paguajnë ndërtesat e bukura qeveritare, makinat luksoze dhe udhëtimet jashtë shtetit.? Por ambasadori amerikan Donald Lu listoi edhe disa prej ndryshimeve te mëdha qe kane ndodhur keto vite ne Shqipëri, duke shprehur besimin se Shqipëria do te behet anëtare e BE brenda 10 viteve te ardhshme.

Recommended