Report TV - Vuri foto false në 'FB', ja lista e sendeve që vajza i mori postierit

  • 6 years ago
?Dashuria të bën të verbër?. Kjo është një fjalë e urtë popullore, por në realitet i ka ndodhur drejtorit të Postës në fshatin Manzë në Durrës. Barush Ahmeti, ka shpenzuar rreth 60 milionë lekë të vjetra, për ti bërë qefin ?nuses? së tij të ardhshme, por që në fund ka mbetur tërësisht i zhgënjyer.

Nga verbëria e dashurisë dhe dëshira e madhe për të patur një nuse, Barush Ahmeti i ka plotësuar të gjitha dëshirat gruas virtuale, duke i blerë dyshek ?Dormeo?, tre qen, papagallë, pistë vrapimi, të gjitha mobiljet e shtëpisë, telefona dhe shumë materiale të tjera, deri tek unaza dhe orë flori, me vlerë 2 milionë lekë. Sot ?Shqiptarja.com? zbardh të plotë vendimin e gjykatës së Durrësit ku tregohen me detaje e gjithë dinamika e mashtrimit.
Premtimi për martesë dhe mashtrimi në fund
?Në datën 8 shator 2017, prokuroria Durrës, ka regjistruar procedimin e mësipërm penal pasi nga materialet e referuara nga Policia e Shtetit,ka rezultuar se në 22 gusht 2017 është paraqitur përpara oficerëve të policisë gjyqësore Barush Ahmati.

Punonjësi i Postës Shqiptare Manzë kallëzoi se për një periudhë dyvjeçare ka komunikuar me një shtetase që përdorte numrin celular 0665528XXX dhe 0688434XXX si dhe një adresë në facebook me emrin ?Elona Gjoka?, e cila pretendonte se do të lidheshin dhe më pas do të martoheshin së bashku.

Category

📺
TV

Recommended