Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 5/3/2018
Këto janë ambiente të kompanisë ?Briland? dhe prona të paluajtshme në pronësi të Xhavit Kasemit të sekuestruara këtë të martë nga policia e Shkodrës.

Firma që prodhonte pijeve alkoolike, freskuese dhe energjike të falsifikuara u denoncua pak ditë më parë nga emisioni investigativ ?Stop? në Televizionin Klan.

Sekuestrimet u kryen pas bllokimit të punishtes që furnizonte me pije të rrezikshme lokale dhe bare në të gjithë vendin.

Masë sekuestroje u vendos për 3 objekte me sipërfaqe 2300 m2 në lagjet ?Ajasëm? dhe Liria në Shkodër, të cilat i përkasin këtij subjekti.

Veç tyre, policia sekuestroi edhe katër automjeteve të markave ndryshme. Denoncimi i skandalit çoi në arrestimin e tre punonjësve dhe shpalljen në kërkim të pronarit Xhavit Kasemi.

Në pranga u vunë edhe pesë inspektorë të AKU-së së degës së Shkodrës. Ata kishin mbajtur proces-verbale fiktive të kontrolleve në këtë subjekt. /Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended