“Bloodlands”, shfaqet filmi i parë horror shqiptar (19.09.17)

  • 6 years ago
Ai është i pari film horror në gjuhën shqipe dhe në kinemanë shqiptare. ?Bloodlands?, është një pelikul e frymëzuar nga legjendat e shtrigave të njohura në Ballkan dhe Shqipëri. Ky film është me produksion shqiptar-australian. ?Bloodlands? flet për historinë e një gruaje së cilës në mënyrë misterioze i kanë vdekur fëmijët dhe pasi dhunohet nga banorët largohet në mal dhe shëndërrohet në shtrigë dhe bashkë me një grup fëmijësh që i rrit vetë dhe i mëson se sit ë jenë të dhunshëm do të fillojë hakmarrjen. Në luftën kundër shtrigës përfshihet edhe një familje kasapësh për të mbijetuar.
Në këtë film luajnë aktorët Gëzim Rudi,Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Ilire Vinca, Dritan Arbana etj.
Dritan Arbana i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, tha se xhirimet janë realizuar në Tiranë, Elbasan, Ibë, Petrelë dhe në një zonë jashtë Tiranës në Kombinat dhe kanë zgjatur 3-4 javë.
?Ky film është i rafinuar në detaje dhe kjo është diçka shumë e mirë. Ne kemi qenë ekip i shkëlqyer. Premierën ky film e ka patur në Skoci dhe është pritur shumë mirë. Aty pritja ka qenë e jashtëzakonshme, njerëzit kishin shumë kuriozitet për gjakmarrjen. Pastaj është luajtur në, Portugali, Belgjikë, Australi dhe në Kore? tha Arbana.
Filmi ?Bloodlands?, do të shfaqet për disa javë në kinematë shqiptare.

Recommended