Report TV - Të fortët e Elbasanit kundër policisë, në kërkim biznesmeni

  • 6 years ago
ELBASAN - Prej 12 orësh Policia e Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe RENEA janë në kërkim të biznesmenit dhe pronarit të trregut ushqimor në Elbasan, Petrit Çela.

Sipas policisë operacioni për kapjen e tij ka nisur pasi automjeti në përdorim të tij ka goditur mbrëmjen e djeshme eskortën e policisë e cila kishte ndaluar në postobllok një automjet të blinduar me vlerë 100 mijë euro.

Policia bënë me dije se gjatë këtij operacioni ka sekuestruar 7 mjete tre prej tyre të dyshuara të blindurara dhe 4 të tjera mjete vetura.

Ngjarja ka nisur në rrugën ?Dyli Haxhire?, ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin mjet luksoz me një vlerë rreth 100 000 euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip "Audi" vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë.

Më pas mjeti që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor.

Mjeti tip Audi dyshohet se është i blinduar.

Recommended