Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Hyrja në fuqi e ndryshimeve të kodit të procedurës penale me 1 gusht kanë prekur edhe procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Në seancën e sotme gjyqësore, avokatët e të pandehurve kërkuan reduktimin e trupës gjykuese nga 5 që janë në 3 sikunder e parashikojne ndryshimet në kodin penal. Pas kërkesës, trupa gjykuese e Krimeve të Rënda u tërhoq për vendim, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtjes. Kjo bëri që të pandehurit të lënë sallën e gjyqit në formë proteste. ?Kërkesat tona s?po merren parasysh, ne nuk pranojmë të rrimë në seancë? deklaroi Shullazi. Mëgjithatë, trupa gjykuese prej 5 gjyqtarësh vijoi procesin normalisht.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjyqi-ndaj-shullazit-avokatet-kerkojne-trupe-gjykuese-me-3-gjyqtare/