Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jeta e përditshme e martirëve të xhihadit nga fronti i Nusrës në Siri është një vështrim i rrallë që sjell gazetari dhe regjisori norvegjez Pal Refsdal. Filmi i tij ?Butoni? hapi Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut.
Ç?është një martir i xhihadit në Siri? Si është jeta e atyre që presin në listë 1-2 vjet për të shpërthyer veten me makinat bombë?
Regjisori dhe gazetari i pavarur norvegjez, Pål Refsdal, e ka treguar me filmin ?Butoni? që hapi Festivalin e të Filmit për të Drejtat e Njeriut.
Pal Refsdal: Ky është një film për Al-Qaedan parë nga një këndvështrim krej tjetër. Ëshë një film që tregon se armiku nuk është ashtu siç e mendojmë ne. Ata kanë mendime, dëshira, dilema, njëlloj si ne. Për shumë njerëz ka qenë e papritur vështrimi kësisoj i armikut. Udhëtova dy herë në Siri. Në udhëtimin e parë takova personazhin saudit i cili më tha se kishte ndërmend të ndërmerrte aksionin martir brenda pak ditëve. Mendova se kur të kthehesha nuk do ta gjeja më.Kur u riktheva e gjeta gjallë. E njëjta gjë ndodhi me qytetarin britanik, i cili më ishte dukur disi i mërzitshëm për herë të parë. Dhe kur e ritakova ai po marrohej. Aty mendova se do të ishte histori interesante.Janë rastësi të gjitha këto. Gjatë xhirimeve kuptova se historitë e këtyre djemve janë të rëndësishme për tu treguar.
Refsdal ndodhej në një fshat në Sirinë veriore, provincë e Alepos kur dëgjoi një shpërthim. Me kamera në dorë, u nis për të inspektuar dëmin.
Forcat ajrore amerikane kishin qëlluar një bazë në qytet me pasojë 10 të vdekur.
Në fakt aty kishte dhe një bazë ushtarake të Nusras. Prej asaj dite Refsdal vendosi të kalojë gjashtë javë me luftëtarët e Nusrës dhe të tregojë për ta.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/festivali-i-filmit-regjisori-pal-refsdal-armiku-eshte-si-ne/