Aldo Morning Show/ Gruaja tregon tmerrin qe kaloi ne mes te Tiranes (19.09.17)

  • 6 years ago
Një grua ka telefonuar sot në ?Aldo Morning Show? dhe ka treguar ngjarjen që I kishte ndodhur ditën e shtunë në mes të kryeqytetit.
Vera rrëfeu se dy adoleshentë i kishin marrë celularin dhe ishin larguar me vrap. Por, sipas saj një djalë ka ndërhyrë dhe ajo e ka marrë sërish telefonin.
?Jam Vera nga Tirana, jam shumë e trishtuar. Kam kaluar një hall të madh, terror në rrugë. Dy çuna të vegjël nga 16 vjeç më morën celularin dhe ikën me vrap. Fati im që kaluan në një rrugë qorre. Unë me vrap celulari celulari, asnjë s?na ndihmonte se kishin frikë. Ndërhyu vetëm një cun, doli me shkop në dorë. Ma dha celularin dhe iku në rrugë i qetë fare. Në këtë kohë jetojmë, ke frikë të dalësh në rrugë? tha Vera.

Recommended