Report TV - Nis pastrimi i Liqenit të Shkodrës dhjetëra të rinj zbresin në terren

  • 6 years ago
Të rinj dhe të reja të shoqatave mjedisore kanë nisur mëngjesin e kësaj të hëne pastrimin e zonave problematike të Liqenit të Shkodrës.

Shqetësimi për ndotjen e liqenit u ngrit fillimisht në rrjetet sociale, ndërsa këtij apeli iu përgjigjën dhjetëra të rinj, të cilët kanë zbritur në terren sot. Aksioni për pastrimin e liqenit do zgjasë deri ditën e dielë, ndërsa mësohet se do shtrihet edhe pranë brigjeve të lumenjve të cilët gjithashtu rezultojnë të ndotur.

Pavarësisht angazhimit të këtyre të rinjve, situata e ndotjes në liqenin e Shkodrës duket e vështirë të përmirësohet. Kjo për shkak se për pastrimin e tij nevojitet një angazhim institucional.

Recommended