E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty! (17 shtator 2017)

  • 6 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-265/

Heroida ka ardhur në rubrikën "Ka një mesazh për ty" te "E Diela Shqiptare", moderuar nga Ardit Gjebrea, për të kërkuar vëllain e saj nga ana e të atit, pasi prej 36 vitesh nuk janë parë.

Sikurse e thërrasin miqtë, Lida rrëfen se e ka patur gjithmonë pasion muzikën, por familja e saj nuk e lejonte, ndaj ajo shkonte e këndonte fshehurazi në festivalet e pionerëve. Por në moshën 14 - vjeçare ata e zbuluan dhe e dhunuan fizikisht, duke e larguar edhe nga shkolla. I vëllai e rrahu me rrip, ndërsa e ëma i preu flokët dhe e mbylli në dhomë, duke e "burgosur". Kjo sjellje erdhi si pasojë e shpifjeve të vëllezërve të saj, të cilët pretendonin se ajo nuk shkonte për të kënduar dhe se ishte e shthurur.

"Unë ika nga shtëpia, ika nga familja. Në orën 16:15 ikte treni nga Elbasani për Durrës. Kam hipur në tren pa biletë, pa lekë, pa asgjë prej gjëje. Vajta në Durrës, ngela ku do veja. Te gjyshja nuk veja dot se kisha frikë e as te dajat. Kisha dëgjuar në familje që kisha një vëlla me gruan e parë të babait. Kisha dëgjuar që kishte emrin e gjyshit, Abedin Lufta dhe thashë të veja ta takoja e të kërkoja një strehë te ky. Nëqoftëse nuk do më pranonte, nuk e dija se si do përfundonte jeta ime."

Lida shkoi në shtëpinë e të vëllait dhe familja e tij sëbashku me të ëmën pranuan ta strehonin.

"Kam ardhur këtu që vetëm e vetëm t'i kërkoj falje sepse në atë moshë që vajta unë i rashë derës së atij, ai mund të përfundonte në burg për mua. Ai as më njihte, as unë s'e njihja, as nuk isha rritur me të, as nuk kisha jetuar me të. I kam krijuar shumë debate edhe me gruan, por unë isha fëmijë dhe nuk dija. Pasioni im ishte vetëm të këndoja vetëm që të isha një vajzë e shkathët."

Kur Lida ishte 16 vjeç njohu një djalë, për të cilin s'kishte asnjë informacion, vetëm pamja e jashtme i bëri që të dashuroheshin e më pas të martoheshin. Familja e djalit ishte e internuar prej shumë vitesh në Fier, por duke qenë se i ati i Lindës ishte sekretar partie në Elbasan, e detyruan të ndahej.

"Më mori babai, të them të drejtën më gënjeu. Nuk më tha të drejtën kur më mori. Më tha që i kishte marrë malli se u bënë shumë vite që s'më kishin parë. Unë meqë isha e martuar, të them të drejtën vajta se thashë çfarë do më bëjnë tani. Kur më ka marrë për herë të parë babai isha shtatzënë 3 - muajshe me Rozalindën. Ndenja 1 javë dhe pastaj më hapi babi këtë bisedë. Më tha: 'Po më do mua, nuk do shkosh më në Fier.' Jo, i thashë unë, ai është burri im dhe unë kam jetën atje".

Por kur lexoi letrën nga komiteti, që i kishin dërguar të atit, qau dhe vendosi që të mos i ndodhte ajo çka i kishte ndodhur asaj, të privohej nga ajo që donte. Lida vendosi të ndahej nga bashkëshorti, por divorci duhej të bëhej pasi të lindte foshjen. Ferizi nuk donte të ndaheshin dhe ka kërkuar disa herë takim me Lidën.

"Mori gocën në krahë, qante e tho...

Recommended