Report TV - Kodi Zgjedhor futet në kalendarin e Kuvendit, PD: Votim elektronik

  • 6 years ago
Reforma zgjedhore duket se do të fillojë shpejt, kjo për faktin se projektligji i depozituar në Kuvend do të diskutohet gjatë periudhës 18 shtator? 13 tetor 2017 me mirëkuptimin e të gjitha palëve.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë përfshirë menjëherë në programin e Kuvendit pasi u miratuan me në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 14 shtator 2017.

Projektligji për Kodin Zgjedhor është depozituar nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi por edhe nga deputeti socialist Taulant Balla, propozimet do të diskutohen në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, komision që drejtohet nga Ulsi Manja.

Më herët demokratët paralajmëruan se do të depozitojnë në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një komisioni ?ad hoc? parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore, komision i cili është përfshirë në programin e kuvendit një ditë para depozitimit të kërkesës nga selia blu.

Recommended