Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Ministrja e re e drejtësisë, Etilda Gjonaj në intervistën e parë si ministre dhënë për Report Tv, deklaron se KLD duhet të ishte vepruar më shpejt përsa i përket zbatimit të Vettingut edhe pse e cilëson pozitive mbledhjen e djeshme.

Në një intervistë për gazetarin Denis Minga, ministrja Gjonaj ka zbuluar për publikun edhe momentin sesi e priti propozimin e kryeministrit për të qenë pjesë e qeverisë së re.

Ajo theksoi se propozimi ka qenë surprizë dhe e ka mësuar atë gjatë prezantimit të kabinetit nga kryeministri në punimet e Asamblesë socialiste.

Ministrja Gjonaj shtoi gjithashtu se krahas heqjes së certifikatave, Ministria është duke punuar edhe për lehtësimin e procedurave për dhënien e dëshmive të penalitetit.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended