Koreja e Veriut kërcenim për gadishullin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër veprimin tejet provokativ të Koresë së Veriut e cila ka lëshuar dy raketa balistike mbi Japoni. Sipas OKB këto veprime përbëjnë një kërcënim të madh jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjitha shtetet anëtare. Raketat u lëshuan katër ditë pas miratimit të një serie sanksionesh te cilat kane si qëllim te ndalin programin bërthamor te Penianit. Kina dhe Rusia kanë refuzuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara, që të ndërmarrin ?aksione direkte? për të parandaluar testimin e raketave duke thënë se është në duar të Uashingtonit ta zgjidhë çështjen përmes bisedimeve. Sanksionet e fundit, të kombinuara me masat e mëparshme, do të ndalonin mbi 90 për qind të eksporteve të Koresë së Veriut duke e izoluar atë ekonomikisht. Ministria e Jashtme e vendit komunist dënoi sanksionet dhe tha se Veriu do të ?dyfishojë përpjekjet për të rritur forcën për të mbrojtur sovranitetin. Këshilli i Sigurimit gjithashtu theksoi rëndësinë e reduktimit të tensionit në Gadishullin Korean e ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne kete rajon.

Recommended