Report TV - Dënimi krimeve të komunizmit, ish të përndjekurit: Të ishte bërë me kohë

  • 6 years ago
Nisma e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për të hetuar e dënuar kriminelët e diktaturës, është përplasur me reagimet e para.

Gjatë fjalimit të tij në seancën plenare për programin e qeverisë ?Rama 2?, hodhi idenë e për ngritjen e një institucioni, për mbledhjen e pronave, gjurmimin dhe hetimin e personave të përfshirë në krimet e komunizmit, pjesë apo jo e politikës dhe piramidës së administratës së shtetit.

Studiuesi Agron Tufa dhe ish i burgosuri Daut Gumeni tregojnë për Report Tv për pritshmëritë e tyre.

Drejtuesi i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa shprehet pro këtij propozimi. Tufa beson ligji duhet të vendosë drejtësi për ish të përndjekurit dhe kriminelët e regjimit.

Recommended