Ora News - Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi me 80 vota pro: Në shërbim të Republikës!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gramoz Ruçi është kryetari i Kuvendit të Shqipërisë. I propozuar nga Partia Socialiste, Ruçi ka marrë plot 80 vota nga 74 vota që ka Partia Socialiste në Parlament. 40 deputetët kanë votuar kundër dhe një abstenim. Deputetët e LSI-së nuk morën pjesë në votim.
Ruçi: Do të jem garant i zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë dhe kurdoherë në shërbim të qytetarëve dhe në mbështetje të secilit prej jush për të ushtruar përgjegjësitë dhe të drejtat në shërbim të Republikës. Për qytetarët, Kushtetuta është themeli i të drejtave, kurse për ne është themeli i detyrimeve në shërbim të të drejtave të të gjithë qytetarëve. Unë jam i vetëdijshëm se drejtimi i legjislativit është një detyrë supreme.
Nisur nga bindjet dhe morali im politik do t?i bëja thirrje shumicës që fitorja nuk është gjithçka por vetëm fillimi i përgjegjësive. Misioni ynë do të jetë t?u shërbejmë pa dallim të gjithë qytetarëve. U bëj thirrje partive politike të vënë në plan interesin kombëtar. Opozita nuk i shërben shumicës, por zhvillimit të vendit. Qytetarëve vërtetë nuk e votuan opozitën në qeveri.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nis-punimet-kuvendi-ruci-zgjidhet-kryeparlamentar-protesta-kunder/

Recommended