Ora News zbardh detajet e arratisjes së Ermirjon Nikjes paraditen e sotme nga komisariati i Pukës. Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata duke cituar burime paraprake policore nga komisariati i Pukës informon se Emirjoni ka qenë duke u nxjerrë nga dhomat e shoqërimit për tiu drejtuar automjetit të policisë që do ta transportonte drejt dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkodër. Në momentin që dy efektivët e policisë kanë qenë duke i vendosur prangat është konfrontuar fizikisht me ta dhe më pas ka arritur të dalë nga ambientet e komisariatit me shpejtësi, informon Ora News.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arratisja-emirjon-nikja-u-iku-policeve-kur-do-e-hipnin-ne-makine/