Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Kryengritja e Postribës, e para kryengritje antikomuniste në Shqipëri është përkujtuar në 71-vjetorin e saj në një konferencë të posaçme në Muzueun Historik Kombëtar.

Më 9 shtator të vitit 1946 terrori komunist ekzekutoi me pushkatim 65 njerëz dhe vijoi me të tjera ngjarje kriminale, djegie shtëpish e arrestime.

Hamza Kazazi, biri i liderit të kryengritjeve antikomuniste të Shkodres, Jup Kazazit, ka rrëfyer tragjedinë që rrodhi gjatë dhe pas kryengritjeve.

?Jupi me katër vëllezër, ndenjën në Shqipëri për tu sakrifikuar për demokracinë e lirinë e këtij vendi. Dolën në mal që më 29 nëntor të 44, partia komuniste deklaroi dënimin me vdekje të pesë vëllezërve, mirë më të mëdhenjtë kishin pasur aktivitet me ballin, edhe pse kishin luftuar kundër fashizmit edhe nazizmit, por i vogli hamidi çfarë kishte bërë?, tregon Hamza Kazazi.

Agron Tufa, kreu Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit thotë se ky përvjetor sjell fakte të reja për këtë kryengritje

Category

📺
TV

Recommended