Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjet shqiptare të kthyera nga Gjermania po përballen me vështirësitë e riintegrimit. Krahas vështirësive ekonomike, një tjetër problem mbetet edhe ai i regjistrimit të fëmijëve në shkolla.
Këto janë dy familje nga Durrësi, të cilët mbajnë rradhë në Drejtorinë Arsimore për të regjistruar fëmijët në shkollë.
Të dy familjet kanë qëndruar për dy vjet në Dusseldorf dhe kanë disa ditë që janë riathdhesuar.
Të parët burrë e grua, prindër të tre fëmijëve, thonë se kanë ardhur të pajisur me të gjithë dokumntacionin e fëmijëve dhe janë në pritje të regjistrimit por nuk janë të sigurtë a do u njihen vitet e shkollimit atje.
?Kërkoj regjistrimin e kalamajve që ka dalë si procedurë nga MAS që kur vinë fëmijët nga jashtë të regjistrohen pa probleme. Bëra gati një javë që vi këtu. Por pres. Dy djemtë i kam 8 dhe 9 vjeç dhe vajza 13.Ndenjëm 2 vjet në Gjermani që fëmijët të mbaronin semestrin e plotë.Na rikthyen me dëftesa dhe të gjitha të rregullta. I kemi dorëzuar, të shohim. Këta në parlament na thonë: Kemi kushtet e Gjermanisë. Nuk i afrohen.Është budallallëk.Krahason hënën me diellin? thotë bashkëshorti.
Ndërkohë bashkëshortja u shpreh: ?Ne e morëm rrugën për më mirë, do donim të jetonim atje por ishte e pamundur sepse azili ekonomik nuk merrej parasysh, nuk kishte shanse. E mira ishte se fëmijët u shkolluan?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deshperimi-i-azilanteve-te-kthyer-po-hame-kursimet-e-gjermanise/

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended