Një bimë kanabisi në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Angazhimi i policisë për të asgjësuar parcelat të tëra me kanabis në të gjithë vendin ka lënë jashtë vëmendjes kryeqytetin. Uniformave blu duket se u ka shpëtuar kjo bimë në një nga akset kryesore të Tiranës, ku dhe patrullimet janë të shumta. Ajo është rritur e pashqetesuar nga askush. Duket se edhe punonjësit e gjelbërimit janë kujdesur t?i bëjnë shërbimet e nevojshme, duke e konsideruar të njëjtë me bimët e tjera dekorative të mbjella përgjatë unazës. Zona është kthyer në një vend atraksioni për të rinjtë qe e kane zbuluar përpara policisë dhe realizojnë fotografi me bimën e kanabisit. Me siguri policia do te nise hetimet dhe nuk do ta ketë aspak te vështire ta asgjësoje.
Recommended