Kapen 250 kg mariuhanë, dy në pranga - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Afro 250 kg marihuanë u sekuestruan nga policia greke në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Operacioni u zhvillua ne fshatin Dhespotiko në Janinë, ku gjate kontrollit të një automjeti, i cili po furnizohej me karburant ne kufirin e gjelbër, u gjet lënda narkotike. Mësohet se në pranga ranë dy transportuesit me shtetësi greke 37 dhe 61 vjeç. Në automjetin e tyre u gjetën 101 pako me 250 kg marihuanë. Ngarkesa ishte nisur nga Shqipëria, por nuk dihet se cili ishte destinacioni përfundimtar i saj.
Recommended