De Biasi shpall listën e kombëtares - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Xhani de Biasi shpall listën me 26 futbollistet e grumbulluar per dy ndeshjet e radhës kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës. Ashtu siç pritej, jashtë është lënë Shkelzen Gashi, ndërkohe qe janë afruar Grezda, Latifi dhe eshte rikthyer Llullaku. Përtej emrave, italiani e ka vene theksin te nevoja e fitores me Lihtenshtejnin dhe rëndësia qe ka kalimi me sukses i takimit me modestet ne letër. Tekniku ka vlerësuar formën e mire te Grezdes dhe Manajt, qe jane te rinj te suksesshëm dhe shpjegoi se Gashi ne këto dy ndeshje, nuk u grumbullua, pasi u mendua se do te ishte kjo zgjidhja me e mire. De Biasi foli edhe per telefonatën me Gashin ne lidhje me këtë çështje, ndërsa theksoi se gjendja e Sadikut, do te shihet kur te nise grumbullimi. Ne 6 tetor, Shqipëria luan ne Lihtenshtejn, ndërsa te dielën ne 9 tetor ne ?Loro Boriçi? pret Spanjën. Objektiv per këto dy ndeshje, sipas De Biasit janë 4 pike.