Rama: Rrugën e Arbrit e bëjmë ne - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama, garantoi dibranët se qeveria do të vijojë financimin e projekteve për të ndryshuar Dibrën, duke kujtuar investimet në arsim, energji dhe infrastrukturë. Dy ditë para zgjedhjeve për drejtuesin e Bashkisë, kreu i qeverisë tha se dibranët e kanë të qartë se cilin duhet të votojnë.?Janë 10 projekte të Rilindjes Urbane në Dibër. I filluam tani, sepse ai kryetari i bashkisë i PD-së në dy vjet nuk solli asnjë projekt dhe nuk kërkoi asnjëherë ndihmë. Kjo është arsya pse dibranët bënë zgjedhjet tjetër dhe pse nuk do kthehen tek zgjedhja tjetër, por tek Muharrem Rama.?Shefi i mazhorancës, tha se do të jetë kjo qeveri e cila do të ndërtojë Rrugën e Arbrit, aq shumë të rëndësishme për dibranët.?Kryetari i PD tha se ne e lamë gati Rrugën e Arbrit. Tani që Rruga e Arbrit nuk e kanë lënë gati nuk ka nevoja ta them, se e dini mirë dhe e shikoni se rrugë nuk ka. Por para se të thotë se la gati, kryetari i PD të thotë një rrugë që e la gati. Edhe investimin më të madh atë të RR Kombit nuk është e përfunduar dhe po e përfundojmë ne dhe ketë e dinë shumë mirë ata që e kalojnë, që deri në një pikë të caktuar është projekt i financuar dhe pastaj bëhet grykë shishe ku ka aksidente. Kjo është mënyra sesi e mendon kryetari PD. Nga rrugët e tjera na la një mal me borxhe pa pasur paratë, vetëm të pasur vota.?Rama nuk kurseu as ironinë për kundërshtarët. Nga ana e tij, kandidati Muharem Rama, kujtoi incidentin e mbrëmjes së të enjtes, dhunimin që sipas tij, njerëzit e PD-së i bënë administratorit të Tominit.?Në tubimin e mbylljes së fushatës zgjedhore, ku morën pjesë përfaqësues të partive të koalicionit qeverisës, theksi u vu tek fakti se këto nuk janë zgjedhe politike, por vetëm për të caktuar administratorin më të mirë për dibranët?.
Recommended