Ora News – Hapet supermarketi “Spar”, mbi 3 mijë produkte të reja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për herë të parë në Shqipëri hapet supermaketi ?Spar? në TEG, duke shënuar zyrtarisht hapjen e rrjetit të hipermarketeve dhe supermarketeve ?Spar? në vendin tonë. Në një ceremoni inaugurimi, drejtori i ?Spar International? dhe zv. Presidenti i ?Balfin Group?, folën mbi cilësinë e produkteve dhe suksesin në arenën ndërkombëtare.
Një ndër marketet më të mëdha ndërkombëtare të produkteve ushqimore, është prezente edhe në Shqipëri, falë marrëveshjes të grupit Balfin me Spar Internacional.
Në një event madhështor, organizuar në ambientet e TEG, përfaqësues të trupit diplomatik, si Ambasadori austriak por edhe personalitete të rëndësishme në vend.
Drejtori i ?Spar International?, Tobias Wasmuht tha se synimi është përcimi i një raporti të mirë mes çmimit dhe cilësisë.
Tobias Wasmuht: Ky partneritet në vetëvete çon në hapjen e qendrës tonë të 44. Ne kemi rreth 12 mijë e 176 dyqane të tilla në të gjithë botën, kemi një xhiro mbi 33 miliardë lek dhe ju shërbejmë mbi 13 milionë konsumatorëve çdo ditë. Jemi të bindur se do të sjellim vlerë të shtuar dhe një raport shumë të mirë ndërmjet çmimit dhe cilësisë?.
Ndërsa zv. Presidenti i ?Balfin Group?, Julian Mane, u ndal tek investimet në të ardhmen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hapet-supermarketi-spar-mbi-3-mije-produkte-te-reja/

Recommended