Ora News – Nishani në Jordani: Bashkëpunimi ekonomik nuk i përgjigjet nivelit politik
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, u pritën në një takim nga Mbreti i Jordanisë Abudllah Al Hussein dhe Mbretëresha Rania Al Abdullah. Presidenti Nishani vuri në dukje kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite të parë zyrtare në nivel Kreu Shteti në Jordani, si dhe shprehu vlerësimin pozitiv për vullnetin e përbashkët për të intensifikuar marrëdhëniet politike mes dy vendeve në vitet e fundit.
Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu se bashkëpunimi ekonomik e tregtar nuk i përgjigjet nivelit aktual të bashkëpunimit politik, duke shprehur bindjen se nga institucionet e të dy vendeve do të bëhet më shumë për këtë .
Të dy Krerët e Shteteve ranë dakord për të inkurajuar strukturat qeveritare, por edhe ato parlamentare për të eksploruar sa më mirë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vijuar me ide e projekte konkrete.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-ne-jordani-bashkepunimi-ekonomik-nuk-i-pergjigjet-nivelit-politik/
Recommended