Ambasada amerikane 25 vjet në Tiranë, Hill: Mbani Premtimet!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

25 vjetori i rihapjes së Ambasadës amerikane u përkujtua të hënën në një ceremoni solemne të mbajtur në selinë diplomatike në Tiranë. Ceremonia nisi me ngritjen e flamurit amerikan që ishte shpalosur në vitin 1991 nga Ambasadori i parë i SHBA në Shqipërinë post-komuniste, Christofer Hill, ndërsa të pranishëm ishin udhëheqës të Shqipërisë dhe diplomatë të lartë të SHBA ndër vite.
Flamuri amerikan që u valëvit mbi tokën shqiptare në tetorin e vitit 1991 u shpalos sërish për të përkujtuar 25 vjetorin e Ambasadës amerikane në Tiranë, e cila shënoi edhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve pas 40 viteve komunizëm.
Ishte Christofer Hill, përfaqësuesi i parë i SHBA në Shqipëri që parapriu me ngritjen ceremoniale të flamurit, aktivitetit të mbajtur me këtë rast në selinë diplomatike, ku ishin bërë bashkë përfaqësuesit më të lartë të shtetit e politikës shqiptare ndër vite.
Duke u kthyer tek ajo ditë, 25 vjet më parë, Hill kujtoi me emocione kërkesën e një shqiptari në derën e dikurshme të Ambasadës, që SHBA të mos e lërë më kurrë Shqipërinë.
Dhe duke e konsideruar këtë premtim të mbajtur, Hill kërkoi që Shqipëria të respektojë pjesën e saj të marrëveshjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasada-amerikane-25-vjet-ne-tirane-hill-mbani-premtimet/

Recommended