Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht se nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar nëse do ta kthejë ose jo ligjin për importin e mbetjeve për rishqyrtim, Presidenti Bujar Nishani është shprehur se interesi i qytetarëve do të jetë mbi gjithçka.

Kreu i shtetit tha se nuk do të ketë zvarritje të qëndrimit të Presidentit për këtë çështje, kur kane ngelur dhe 9 dite kohe qe ai te shprehet ose jo me dekret.

Nishani: Është shumë e rëndësishme që çështje të tilla madhore që lidhen me interesin e publikut ne gjithmonë ti fokusojmë në rrugën e zgjidhjes të këtij interesi. Interesi i publikut gjithmonë prevalon, interesi i marrjes së mendimit dhe shprehjes së mendimit dhe vullnetit të sovranit që në fund të fundit për gjithësecilin prej nesh është qytetari të prevalojë dhe të jetë ai maksimalisht i respektuar.

Presidenti Nishani bëri me dije se tashmë ka vënë në punë specialistët dhe këshilltarët juridikë për të shqyrtuar aspektet juridike dhe legjislative të ligjit. Po kështu, kryetari i shtetit tha se po organizon një takim konsultues me shoqërinë civile.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-m...

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended