Antikontrabanda dhe Drejtoria e Doganave i rikthehen aksioneve blic tek tregtarët e duhanit në Shkoder. Dhjetëra kilogram u sekuestruan që në orët e para të mëngjesit, sapo këta tregtarë ambulant kishin nisur aktivitetin e tyre të përditshëm. Të revoltuar tregtarët akuzojnë qeverinë për të tilla aksione që thonë se u kushton burimin e jetesës. Ata shtojnë se të ardhurat për familjet i kanë tek shitja e duhanit dhe sekuestrimi i tij është një goditje e rëndë për ta. Tregtarë: Nuk kena kurrfarë të ardhme. Është marre me ardh me marrë dy kile duhan niktu. Ky nuk është shtet. -Sa merret Edi Rama me plehnat, të merret me popullin. -Nuk kena treg. Nuk i interesojnë prodhimet e brendshme, por të jashtme. -Ku me u myt! Të më japë shteti licencën dhe të më sigurojë!
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-antikontrabanda-nis-aksionin-kunder-shitesve-te-duhanit/