Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD dhe kryetari Lulzim Basha i japin përgjigje pyetjes që ngrihet sot nga qindra mijëra qytetarë, se si mund të fitojë koalicioni i djathtë përballë asaj që vetë opozita i quan organizata kriminale dhe kartele droge. Dhe përgjigjia e Lulzim Bashës vjen në takimin e parë të turit të ri politik në Fier. Aleanca me qytetarët është çelësi i suksesit për shefin e opozitës, i cili thotë se rrotacioni politik nuk do jetë thjesht zevendësim emrash, por ndryshim për Shqipërinë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur nga Fieri turin e bashkëbisedimit me anëtarësinë e Partisë Demokratike.
Përgatitja për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare është në qendër të këtij aksioni politik që do shtrihet në çdo degë të Shqipërisë.
Në takimin me aktivin e Partisë Demokratike, Basha theksoi se rruga e opozitës për të fituar përballë kartelit të drogës dhe bandës së gangsterëve, siç e cilësoi ai mazhorancën, është komunikimi me qytetarët dhe rikthimi i shpresës tek ta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ne-fier-70-e-te-pakenaqurve-nga-qeveria-duan-largimin-e-saj/

Category

📺
TV
Comments

Recommended