Autobusi Athinë-Tiranë aksidentohet pranë Ujit të Ftohtë, 28 të plagosur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një autobus i linjës Athinë- Tiranë me 41 pasagjerë është aksidentuar mëngjesin e sotëm aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40, në vendin e quajtur si Uji i Ftohtë, një segment tejet problematik, autobusi me targa TR 5631, i drejtuar nga Ilia Filo rreth 50 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga informacionet në vendngjarje mësohet se autobusi ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/autobusi-me-40-pasagjere-perplaset-me-borduren-e-rruges-28-te-plagosur/

Recommended